Lazio blindon dy yjet e saj deri në vitin 2023, u ofron të njëjtën pagë
Lazio pas humbjes ndaj Romës në Derbi ka rinovuar kontratat e dy yjeve të saj. Klubi bardhekaltër njoftoi se Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile kanë rinovuar kontratat respektive deri më 30 qershor të vitit 2023. Si për mesfushorin serb ashtu edhe për sulmuesin italian ka patur rritje të ndjeshme të pagës.
Secili prej tyre do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset, një shifër rekord në epokën “Lotito”. Presidenti i Lazios kërkon me këtë lëvizje të japë një mesazh të qartë për të gjitha skuadrat që dëshironin shërbimet e tyre. Sigurisht nuk përjashtohet mundësia që të Milonkovic-Savic të shitet në një të ardhme të afërt, por vetëm nëse plotësohet kërkesa e presidentit.
KOHA JONË SONDAZH

