Lazio e nis Seria A me fitore, Benevento e Inzaghit shokon Sampdorian (VIDEO)

Lazio e ka nisur me këmbën e mbarë Seria A, teksa në javën e dytë ka fituar pastër 2-0 ndaj Cagliarit në transfertë. Lazzari shënoi që në minutën e 4-t, pas një asisti fantastik të Marusic. Cagliari ishte I pafuqishëm për të reaguar, teksa në minutën e 74-t do të shënonte edhe golin e dytë me Ciro Immobilen. Kujtojmë që bardhekaltrit nuk luajtën në javën e parë ndaj Atalantës.

Surpriza e ndeshjeve të pasdites ishte padyshim fitorja e Beneventos 3-2 në transfertë ndaj Sampdorias. Skuadra e Pippo Inzaghit arriti një përmbysje spektakolare me një dopietë të Caldirola-s dhe Letizias. Për dorianët kishin shënuar Quagliarella dhe Colley. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?