FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio rinis kontaktet me Strakoshën për rinovimin e kontratës

Aventura e Thomas Strakosha te Lazio mund të vazhdojë. Portierit të bardhëkaltërve i skadon kontrata qershorin e ardhshëm dhe pas një viti si spektator, përvoja e tij në kryeqytet duket se ishte drejt fundit.

Nicolo Schira, ekspert i merkatos, shkroi në Twitter: “Pas acarimit të  muajve të fundit, kontaktet mes Lazios dhe përfaqësuesve të Thomas Strakosha (skadojnë në qershor) kanë rinisur ditët e fundit për rinovimin e kontratës”.

Bardhekaltrit janë treguar të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare Strakoshës, me pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa nga ana tjetër përfaqësuesit e portierit kanë kërkuar 2 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët në vijim mund të ketë një marrëveshje me shifra të ndërmjetme, që do të kënaqnin jo vetëm Lazion, por edhe portierin kuqezi. Bardhekaltrit duket se besojnë ende te gardiani shqiptar, ndërkohë që tahsmë vendimi mbetet te portieri shqiptar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?