FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio shkatërron Cagliarin, ngjitet në vendin e katërt (VIDEO)

Lazio më në fund është rikthyer te fitoret pas 5 ndeshjesh. Bardhekaltrit kanë mundur me lehtësi 3-1 sot skuadrën e Cagliarit.

Skuadra bardhekaltër kaloi në avantazh që në minutën e 12-të me Milinkovic-Savic. Ky ishte goli parë për serbin në këtë sezon, teksa shpërtheu në lot gjatë festimit.

10 minuta më pas mbrojtësi Acerbi realizoi golin e dytë, duke luajtur rolin e një qendërsulmuesi. Në minutën e 67-të, Lulic vulosi fitoren për skuadrën e tij. Në minutën e tretë shtesë, Joao Pedro shënoi edhe golin e flamurit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lazio ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 28 pikë, 1 më shumë se Milani që do të luajë ndaj Fiorentinës. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?