Leeds e Latina në gjurmët e Edgar Çanit, të ardhmen e tij e vendos Katania

Edgar Cani është drejt largimit nga Katania. Ai u ble dy sezone me parë nga Katania, kur kjo skuadër ishte në Seria A, por ka luajtur shumë pak dhe ka qenë i huazuar në ekipe të tjera italiane të Seria B. Klubi i Seria B kërkon në këtë merkato të shesë kartonin e tij, ndërkohë që Leeds United, skuadër e Premiership në Angli, i afron 450 mijë euro Katania. Kjo e fundit kërkon 700 mijë euro për kartonin e tij, ndërkohë që klubi italian po sheh edhe mundësinë e huazimit. Sakaq, në bazë të bisedimeve më të fundit mësohet se për sulmuesin shqiptar interesohet edhe skuadra tjetër e Seria B, Latina. Katania i ka kërkuar ekipit ekipit të Latina-s sulmuesin Crimi dhe marrëveshja mund të arrihet në bazë të një shkëmbimi me sulmuesin e kombëtares sonë, Çani. Deri në fundjavë pritet që Katania të vendosë për të ardhmen e Edgar Çanit, teksa ofertat për 25 vjeçarin e sulmit kuqezi nuk mungojnë.  Për momentin, vetë Çani po sheh edhe të ardhmen me ekipin e Barit, megjithëse vendos klubi që zotëron kartonin e tij dhe me shumë gjasa do të pranojë një nga dy ofertat, të Leeds apo të Latina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?