FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Legjenda Dino Zof elozhe për Strakoshën: Portier i shkëlqyer!

Thomas Strakosha po kalon padyshim momentin më të bukur të karrierës së tij. Portieri i Lacios pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen e kthimit ndaj Milanit, ku bëri disa ndërhyrje shpëtimtare dhe priti dhe dy penallti ka marrë komplimente të shumta nga shumë specialistë.

Njëri prej tyre është edhe legjenda e portës në Itali, Dino Zof, i cili nuk i ka kursyer elozhet për portierin e talentuar të kombëtares sonë.

“Strakosha po bën shumë mirë, është vërtet shumë i zoti. Është një portier i shkëlqyer si në aspektin e shpejtësisë, ashtu edhe në pritje. Në këtë sezon është rritur shumë”, u shpreh Zof. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?