Legjenda Pele tregon 3 futbollistët më të mirë në botë
Pele është i bindur se Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Nejmar janë lojtarët më të mirë në botë për momentin.
“Meqë jam një njeri me tre zemra, do të qëndroj te Mesi, Ronaldo dhe Nejmar. Më i miri i të gjithë kohërave? Atëherë do të them Pele, – u shpreh mes të qeshurave 77-vjeçari.
Legjenda braziliane ndërkohë ka kërkuar më pas dhe një mendim për ekipet favorite në Kupën e Botës.
“Do të organizoj një festë nëse Brazili shpallet kampion për herë të gjashtë në histori. E vetmja gjë që nuk mund të premtoj, është pjesëmarrja ime në Rusi. Kanë mbetur vetëm 3 muaj…”, ka thënë Pele, i cili ka fituar tri herë Kupën e Botës: në Suedi (1958), Kili (1962) dhe Meksikë (1970).
KOHA JONË SONDAZH

