FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leo Messi: Kisha vendosur ta përfundoja karrierën tek Barcelona

Futbollisit argjentinas Leo Messi ka dhënë një intervistë për “France Football” teksa ka rrëfyer çfarë i ndodhi te Barcelona, para kalimit te PSG.

Gjatë fjalës së tij sulmuesi argjetinas thekson se e kishte ndarë mendjen ta mbyllte karrierën te katalanasit, por kjo gjë nuk ndodhi dhe arsyet tashmë janë publike.

“Në verë, pasi mora disa ditë pushim, u ktheva në Barcelonë me idenë për të nënshkruar kontratën dhe për të nisur menjëherë stërvitjen. Mendova se gjithçka ishte OK dhe se mungonte vetëm firma ime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u ktheva më thanë se nuk ishte e mundur të rinovoja, se nuk mund të qëndroja dhe se duhet të gjeja një klub tjetër. Kjo sepse Barça nuk kishte mjete financiare për të zgjatur kontratën time. Ajo më prishi planet. Siç thashë në ditën e lamtumirës, ishte shumë e dhimbshme për mua të largohesha nga Barcelona pas gjithë atyre viteve. Kisha vendosur të përfundoja karrierën time aty. Më pas fillova të mendoj për të ardhmen time dhe PSG më dha mundësinë të bashkohesha me ta. Mora edhe oferta të tjera, por më duhet ta pranoj se arritëm një marrëveshje shumë shpejt”, tregon Messi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas dy dekadash tek Barcelona, Leo Messi u detyrua të largohej për shkak të mos arritjes së akordit të një kontrate të re financiare me katalanasit, pasi ata kërkuan uljen e pagës duke synuar të zbatonin rregullat Fair Play.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?