Leonardo “blindon” Mbappe dhe Neymar: Kanë edhe dy vite kontratë!
“Kanë edhe dy vite kontratë dhe po shohim nga e ardhmja, duam që të shkojmë përpara me ata”. Me këto fjalë të dhëna për “Journal du Dimanche”, drejtori i PSG, Leonardo ka ripërsëritur dëshirën e klubit parizien për të “blinduar” dy yjet Neymar dhe Mbappe.
“Asnjë nuk ka thënë se nuk do të jenë këtu sezonin e ardhshëm”, ka thënë drejtuesi i kampionëve të Francës, i cili ka zyrtarizuar largimin e Cavanit dhe Thiago Silvës, të cilëve u përfundon kontrata.
Sa i përket merkatos në hyrje, Leonardo është shprehur se nuk pret “operacione me vlerë 100 milionë euro. Llogaritë e klubeve janë prekur nga pandemia. Asnjë nuk mund të bëjë shpenzime në shifra të tilla dhe kjo gjë vlen edhe për ne”.
Sa i përket ndalimit të Ligue 1 dhe rifillimit të Championsit, drejtuesit i PSG u shpreh: “Kundërshtarët tanë janë duke luajtur shumë më parë se të rifillojë Champions League. Kjo mund të na e vështirësojë shumë punën”. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

