Leonardo udhëton në Brazil për të “rrëmbyer” talentin Everton (VIDEO)

Milani duket se e ka seriozisht për të rrëmbyer një tjetër talent brazilian, Everton. Interesi i Milanit për 23-vjeçarin ka qenë i njohur prej kohësh, por duket se tashmë Leonardo po kërkon të mbyllë gjithçka para se të vijë vera dhe të eliminojë sa të mundet konkurrencën.

Everton është një futbollist që luan me këmbën e djathtë, por preferon të luajë në krahun e majtë, nga ku gjen hapësira për t’u nisur dhe për të goditur. Sezonin e kaluar arriti të shënojë 10 gola për skuadrën e Gremios, ndërsa këta të fundit e kanë blinduar me një klauzolë prej 80 milionë eurosh.

Milani nuk është u gatshëm për të paguar këtë shumë, por kërkon një marrëveshje me gjysmën e çmimit, teksa vendimtar në këtë operacion do të jetë Leonardo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?