“L’equipe” paralajmëron përjashtimin e PSG nga Champions League

Gazeta franceze “L’Equipe” paralajmëron se do të ketë zhvillime të reja, që mund të sjellin përjashtimin nga Liga e Kampionëve për shkak të kontratave të sponsorizimit, të nënshkruara me institucionet e Katarit.

Nëse deri më tani problemi ka ngërthyer marrëveshjet e nënshkruara pas vitit 2015, Dhoma e Gjykimit të UEFA-s ka vendosur të kontrollojë edhe ato më herët. Më konkretisht, bëhet fjalë për sezonet 2013-2014 dhe 2014-2015.

Qershorin e kaluar, lidershipi i klubit parizien pati një takim me UEFA-n, në të cilin mori vendimin për të reduktuar 37% të këtyre kontratave të nënshkruara nga viti 2015 e në vazhdim, veçanërisht ato që lidhen me Autoritetin e Turizmit të Katarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk pati sanksione për PSG-në, me kusht që ky klub ta përmbante defiçitin e tij nën 30 milionë euro. Një vendim i rishikuar plotësisht nga UEFA, e cila më 3 korrik njoftoi synimin e saj për t’i rishikuar llogaritë e parizienëve. Këta të fundit, pastaj iu drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë, në vitin 2014, PSG është sanksionuar me bllokim të merkatos. Një ndëshkim i përsëritur për të njëjtat arsye do të çonte në largimin e pashmangshëm të kampionëve francezë nga Champions-i.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?