L’Equipe zbulon futbollistët më të paguar në Ligue 1, dominon PSG
Ligue 1 nuk është kampionati më i fortë në botë, por në vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe në saj të investimeve të mëdha që ka bërë PSG. “L’Equipe” ka publikuar sot pagat e futbollistëve të kampionatit francez.
Dominon Paris Saint Germain me Neymar Jr që është i pari në listë për sa u përket futbollistëve më të paguar. Braziliani arkëton 3 milionë e 67 mijë euro pagë bruto në muaj duke i vendosur të gjithë në rresht. Në 13-shen e parë, janë plot 12 lojtarë të parizienëve teksa bën përjashtim vetëm Radamel Falkaos i Monakos.
Kavani është futbollisti i dytë më i paguar me 1.54 milionë euro, i ndjekur nga Kilian Mbape me 1.5 milionë euro. Kapiteni Tiago Silva mban pozicionin e katërt me 1.33 milionë euro në muaj. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

