FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leutrim Kryeziu firmos me gjigandët zvicerian

Pas një eksperience mjaft pozitive në kampionatin kosovar të futbollit, ku arriti të shpallet dhe kampion sezonin e shkuar me skuadrën e tij Drita, sulmuesi Leutrim Kryeziu do ta vijojë karrierën në Zvicër.

Sulmuesi i lindur më 25 janar 1999 ka arritur akordin me Luganon, skuadër e cila militon në SuperLigën e shtetit helvet.

Kryeziu, i cili gjithashtu ka bërë disa paraqitje me kombëtaren U19 kosovare, ka firmosur me bardhezinjtë një kontratë të vlefshme deri më 30.06.2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Trampolinë” për këtë transferim ka shërbyer edhe pjesëmarrja e kampionëve të Kosovës në UEFA Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?