Lëv i mbyll “derën” Çelsit, rinovon kontratën me Gjermaninë

Joakim Lëv nuk ka ndërmend që të largohet nga Gjermania. Strategu i panterave ka rinovuar kontratën deri në vitin 2020 me kombëtaren gjermane.

Interesimi i shumë klubeve europiane për të janë sfumuar nga firma e hedhur sot.  Së bashku me trajnerin kanë rinovuar edhe ndihmësit e stafit të tij, Thomas Shneider, Andreas Kopke, të dy deri në vitin 2022 dhe Oliver Bierhof me Markus Song deri në vitin 2024.

Lëv do të udhëheqë ekipin kombëtar në Botërorin që do të zhvillohet në Rusi më 14 qershor deri më 15 korrik.  Ndeshjen e parë gjermanët e luajnë ndaj Meksikës më 17 qershor ndërsa të dytën ndaj Suedisë, më 23 qershor dhe të tretën e kanë më 27 qershor ndaj Koresë së Jugut.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?