Lewandowski dëshiron ta përfundojë karrierën në Bayern
Robert Lewandowski i ka dhënë fund çfarëdo shprese që kishte Real Madridi për ta transferuar sulmuesin nga Bayern Munichu, duke thënë se ai dëshiron ta përfundojë karrierën e tij me Bayern Munichun.
Për 31-vjeçarin ishte spekuluar për një transferim të mundshëm në Real Madridi e madje edhe në Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës. Edhe Paris Saint-Germaini e kishte shprehur interesimin për polakun. Këto oferta i kishte konfirmuar edhe vetë Lewandowski, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse gjatë verës ishte e qartë se Lewandowski dëshironte të largohej nga kampioni gjerman, tani sulmuesi ka ndryshuar mendje dhe dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij me Bayernin në Allianz Arena edhe më tutje.
“Ka shumë mundësi që unë të jem këtu për një kohë të gjatë. Nuk po mendoj të shkoj askund tjetër. Që kur i dhashë fund spekulimeve, zemra ime është 100 përqind me Bayernin”, ka thënë Lewandowski.
“Unë identifikohem plotësisht me klubin. Mund ta shoh veten duke i dhënë fund karrierës sime si futbollist këtu me Bayernin”.
Lewandowski ka arritur të bëjë paraqitje mjaft mbresëlënëse këtë sezon, duke i shënuar 22 gola në të gjitha garat për Bayern Munichun. Ai është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, me tetë gola të shënuara.
KOHA JONË SONDAZH

