Lewis Hamilton vendos “pole-position” në Çmimin e Madh të Belgjikës
Me një pistë të lagësht dhe një xhiro të fundit spektakolare, Lewis Hamilton ka fituar “pole-position” në Çmimin e Madh të Belgjikës.
Në “Spa” britaniku la pas rivalin kryesorë të tij, Sebastian Vettel ndërkohë që rrjeshti i dytë plotësohet nga Force India e Ocon dhe Peres. Grosjean i pestë, i gjashti për Ferrarin tjetër atë të Kimi Raikkonen. vendin e shtatë dhe të tetë për dy Red Bull, Verstappen dhe Riçiardo, Magnussen i nënti, ndërsa vendi i dhjetë për Valterri Bottas.Pas përfundimit të provave zyrtare, piloti britanik u ndal për mikrofonin e “Sky Sport” ku u shpreh:
“Ishin kualifikueset më të vështira që unë mund të kujtoj. Kjo është një pistë e mahnitshme dhe unë jam mirënjohës për ekipin që më dha mundësinë të jem sot këtu dhe të marr këto rezultate”.-tha kampioni në fuqi i F1.
KOHA JONË SONDAZH

