FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lila: Reja trajneri i duhur, Shqipëria s’ka për të pasur yje si Messi e Ronaldo

Futbollisti i përfaqësues shqiptare, Andi Lila tregon opinionin e tij për trajnerin e ri Edy Reja, si dhe për mundësitë që ka kombëtarja për të përsëritur suksesin e vitit 2016.

“Faktikisht, gjithçka bëhet për të mirën e kombëtares. Trajneri i ri ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mendoj se do të na japë një dorë shumë të mirë për të ecur përpara.

Falënderojmë trajnerin Panucci për punën e bërë dhe shpresojmë nga trajneri i ri të bëjë një punë shumë të mirë. Të kemi atë fat të shijojmë sërish një eveniment të madh. Shqipëria nuk besoj se do të ketë ndonjëherë ndonjë yll si Messi apo Ronaldo. Ylli i Shqipërisë ka qenë gjithmonë grupi dhe nëse jemi të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, u shpreh Andi Lila për A2cnn.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?