Lilaj: Në Kombëtare falë Skënderbeut, në Gjirokastër për hakmarrje
Mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj ka folur në prag të ndeshjes ndaj Luftëtarit, teksa ka komentuar dhe ftesën e marrë nga Panuçi për miqësoren me Norvegjinë.
“Besoj ka ndikuar paraqitja e bërë tek trajneri Panuçi për këtë grumbullim. Jam i lumtur dhe në fakt e prisja pasi kam punuar fort për të shkuar në kombëtare. Sigurisht që ka shërbyer Skënderbeu në këtë arritje. Ndaj Luftëtarit një ndeshje e rëndësishme, ne gjithmonë hyjmë në fushë për fitore por pas asaj ndeshje të humbur në Gjirokastër duam një hakmarrje.
Viti më i suksesshëm në aspekt personal pasi përveç sukseseve të klubit jam shpallur dhe lojtari më i mirë i vitit. Është shpejt për të folur për titullin kampion derisa matematikisht nuk është mbyllur por duam ta mbyllim sa më shpejtë”, ka thënë Lilaj.
KOHA JONË SONDAZH

