FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lilaj ”përgënjeshtron” Panuccin: Nuk kam qenë i dëmtuar …

Sabien Lilaj mohoi pretendimet e Panuccit se ishte i dëmtuar dhe prandaj nuk ishte thërritur. “Grumbullimi im? Nuk e di çfarë ka thënë trajneri, por unë kam qenë në formë të mirë, thjesht mungoi thërritja. Por pas dëmtimit të Ramadanit erdhi grumbullimi dhe unë iu përgjigja ftesës, pasi për ekipin kombëtar jemi gjithmonë gati.

Mendoj që e kishim studiuar mirë kundërshtarin dhe u munduam ta godisnim te pikat e dobëta të tij. Ia arritëm deri diku pasi loja ishte e kënaqshme, por nuk arritëm edhe pse kishim disa mundësi. Por futbolli kështu e ka dhe kur nuk shënon e pëson dhe humbet ndeshjen”, deklaro Lilaj.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?