FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lineker: Duhet të hiqet vlera e dyfishtë e golit në fushën kundërshtare

Për të mirën e spektaklit, UEFA po mendon për të hequr rregullin e golit në fushën kundërshtare që ka një vlerë të dyfishtë aktualisht. Për këtë gjë duket se është i bindur edhe Gary Lineker, i cili foli për këtë situatë pas ndeshjes mes United dhe Barcelonës.

“Nuk e di se çfarë mendoni ju, por mua do më pëlqente që të eksperimentohej një sezon, për të eliminuar golin në fushën kundërshtare. Në ndeshjen e parë ekipet janë gjithnjë e më të kujdesshëm për të mos pësuar gol. Me këtë rregull, skuadra pritëse do të luajë më hapur në duelin e parë, pa pasur frikën e pësimit të një goli që mund të peshojë rëndë”, deklaroi Lineker.

Një ide e tillë është përfolur edhe në zyrat e UEFA-s, por ende nuk është marrë një ide zyrtare. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?