Lineker: Goli i Ronaldos nuk ishte më i bukuri i vitit

UEFA e vlerësoi golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo, me roveshatë kundër Juventus. Por Gary Lineker, ish-sulmuesi i njohur i Anglisë, aktualisht opinionist televiziv mendon se nuk ishte goli i shënuar nga “CR7”, më i bukuri i sezonit të kaluar.

Sipas Lineker, goli më i bukur ka qenë ai i shënuar nga Gareth Bale në finalen e Champions League kundër Juventus, edhe ai me roveshatë. Linker mendon se ekzekutimi i këtyre golave ishte i ngjashëm, por faktikisht duhet vlerësuar më shumë nga rëndësia e ndeshjes.

“Për sa kohë ishte një gol i bukur, unë mendoj se nuk kishte asgjë më shumë se goli i Bale në finale”, ka thënë Lineker.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?