FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lionel Messi barazon rekordin e Xavit te Barcelona

Lionel Messi u shfaq në formën më të mirë ndaj Alaves duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë një asist. Përtej fitores, në aspektin personal kjo sfidë shënoi një tjetër arritje për 33-vjeçarin, i cili barazoi rekordin e legjendës Xavi Hernandez (aktualisht trajner i Al-Sadd në Katar) me plot 505 ndeshje me fanellën “blaugrana” në La Liga.

Së shpejti do të thyejë rekordin e Xavit sa i përket numrit të ndeshjeve në total. Ish-mesfushori, kur u tërhoq nga Barcelona, kishte zhvilluar 767 takime, ndërsa Messi kundër Alavesit luajti takimin numër 759.

Messi i është bashkuar ekipit të parë në moshë më të re se Xavi. Debutoi në La Liga në radhët e Barcelonës kur ishte 17 vjeç, tre muaj dhe 21 ditë, në Espanyol-FC Barcelona (0-1), ndërsa Xavi në debutim ishte 18 vjeç, 8 muaj dhe 7 ditë, në Valencia-FC Barcelona (1- 3).

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 505 ndeshje në La Liga, Messi tashmë në top-10. Rekordmeni mbetet Andoni Zubizarreta me 622 ndeshje, i ndjekur nga Joaquín Sánchez 567. Më pas vijnë Raúl González (550), Eusebio Sacristán (543), Paco Buyo (542), Manolo Sanchis (523), Iker Casillas (510) dhe Sergio Ramos (506).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?