FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lionel Messi blen një avion super luksoz me vlerë 15 milionë dollarë

Lionel Messi ka një avion të ri dhe luksoz në dispozicion të tij. Sipas “Doble Amarilla”, aeroplani, i cili kushton rreth 15 milionë dollarë, arriti dje në Aeroparque, vetëm me ekuipazhin.

Ai është blerë në Shtetet e Bashkuara, por ka një targë argjentinase. Siç është konfirmuar nga Doble Amarilla, avioni në fjalë është një Gulftream V, i madh dhe i gjatë, i prodhuar nga kompania Gulfstream Aerospace. Modeli i vitit 2004 ka 16 vende që mund të kthehet në 8 shtretër, dy banjo, njëra prej të cilave ka dush dhe dy kuzhina.

Në bisht të avionit është numri “10”, që e shoqëron gjithmonë në fushat e lojës yllin argjentinas. Një detaj shumë i rëndësishëm vjen nga shkalla e ngjitjes në aeroplan. Në secilën nga shkallëzimet, ai ka shkruar emrin e një anëtari të familjes, e cila është pjesa themelore e jetës së përditshme të yllit botëror. Kështu, emrat e Leo, Antonella, Thiago, Ciro dhe Mateo duken të shkruara në to.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?