FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lionel Messi zbarkon në Madrid, vizitohet nga mjeku special

Lionel Messin së fundmi është fotografuar në Madrid, ku po i nënshtrohet një kurimi të veçantë pas problemit që pati me gjurin. Pasi mungoi ndaj Leipzigut në Champions League, 6 herë fituesi i Topit të Artë është zhvendosur orët e fundit në Spanjë për të filluar rehabilitimin në klinikën e fizioterapisë rigjeneruese TVA.

Sulmuesi i PSG-së, është i shoqëruar nga shoku i skuadrës, Leandro Paredes, dhe nga anëtarët e stafit mjekësor të kombëtares argjentinase, që duan të verifikojnë gjendjen e “yllit” të skuadrës së tyre.

Për Messin bëhet fjalë për një rikthim në të kaluarën, pasi ka qenë edhe më parë pacient i doktorit Joaquin Juan, themelues i kësaj qendre mjekësore, që ishte angazhuar me Messin në vitin 2015, kur argjentinasi pati probleme me ligamentet e gjurit. Mjeku në të kaluarën ka kuruar dhe Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin, si dhe legjendën e basketbollit, Pau Gasol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?