Lippi paralajmëron Juven: Ajax më i fortë në transfertë, Allegri di se çfarë bën
Në ditën e 71 vjetorit të tij, Marcello Lippi, ish-trajneri i Italisë, ka vendosur që ta festojë në mënyrën e tij më natyrale: duke folur për futbollin. Lippi ndërhyri në “Radio Sportiva”, duke komentuar sfidën mes Ajax dhe Juventusit si dhe punën e trajnerit Massimiliano Allegri.
Sfida Ajax-Juve: “Kam shumë kujtime pozitive lidhur nga kjo sfidë. Le të shpresojmë se do të ndodhë kështu edhe javën e ardhshme. Ndeshja e parë nuk ishte negative, por Ajax luan më mirë në transfertë se në shtëpi. Futbolli holandez gjithmonë prodhon gjëra pozitive. Nuk ka dyshim se Ajax ka sukses në futjen e një filozofie të rëndësishme në mendjet e fëmijëve”.
Allegri: “Me rezultatet që ka marrë, nuk ka nevojë ta mbroj atë. Ne ndajmë “toskanitetin” bashkë. Allegri e lexon futbollin shumë mirë nga stoli, ndaj di se çfarë duhet bërë dhe kur nevojiten ndryshime”.
Trajneri i Milanit: “Gattuso është një njeri fantastik dhe mund të bëjë gjithçka në futboll. Ai tregoi se nuk është vetëm grintë, zemërim dhe ligësi, por ka edhe kompetencë teknike e taktike. Te Milani ka bërë maksimumin, që mund të bëhej”.
KOHA JONË SONDAZH

