FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lista e Panuccit, Shqipëria rrëmben “gjigantin” e Kosovës

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në javën e dytë të tetorit ku do të përballet në miqësore me Jordaninë në “Elbasan Arena” dhe më pas do të sfidojë Izraelin.

Trajneri Christian Panucci ka bërë publike listën për këto dy ndeshje, ndërsa si gjithmonë në listën e tij ka surpriza. Këtë herë italiani ka ftuar në ekip Kastriot Dermakun, i cili ka qenë më parë pjesë e Kosovës në ndeshjen që ata zhvilluan kundër Ishujt Faroe.

Gjithsesi futbollisti nuk u aktivizua me ata pasi një ditë para ndeshjes u largua nga grumbullimi. Largimin e tij te Kosova e argumentuan me faktin se lojtari kishte problem personal, por si duket në mes ka qenë Shqipëria. Interesant është fakti që qendërmbrojtësi është i gjatë 1.95 cm, duke demstruar se Panucci e ka grumbulluar edhe për shkak se ka probleme në mbrojtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?