LIVE/ Myller ‘dopietë’, Bayern Mynchen ndëshkon për të 3 herë Besiktas (Video)
Në “Allianz Arena” Bayern Mynchen pret skuadrën turke të Besiktas për të diskutuar sfidën e parë të fazës së 1/16 të “Champions League”. Në dukje një kundërshtar i kalueshëm për gjermanët por kujdesi duhet të jetë maksimal pasi jo më kot turqit morën vendin e parë në grup.
Skuadra nga Stambolli do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv sonte, qoftë edhe një humbje minimale, për të bërë surprizën në ndeshjen e kthimit para tifozëve të tyre shumë të zjarrtë.
Komenti i ndeshjes
66′ Myller shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern Mynchen
53′ Francezi Kingsley Coman ka realizuar golin e dytë për skuadrën bavareze
45′ Mbyllet pjesa e parë
43′ Bayern Mynchen kalon në avantazh me Tomas Myller
16′ Kroati Vida ndëshkohet me të kuqe, Besiktas me 10 lojtarë
1′ Nis takimi në “Allianz Arena”
Formacionet zyrtare

(e.k/BalkanWeb)
KOHA JONË SONDAZH

