Liverpool “arratiset” në krye të Premier League, United nuk ndalet më (VIDEO)
Liverpool ka mposhtur Newcastle me rezultatin 4-0 në “Anfield” dhe mbetet në krye të renditjes së Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka zhvilluar një tjetër ndeshje të mirë përpara tifozëve të tyre dhe kanë marrë tre pikë të rëndësishme në prag të dy ndeshjeve shumë të vështira që i presin, ndaj Arsenal dhe Manchester City. Qendërmbrojtësi Lovren zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të me një predhë nga brenda zonës. Pak minuta pas startit të pjesës së dytë Mohamed Salah ka dyfishuar rezultatin me një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund ishin edhe Xherdan Shaqiri me Fabinho-n që shënuan golat e nokautit pas pasimit të rikthyerit Alexander-Arnold.
Manchester United vazhdon të shkëlqejë, teksa ka mundur 3-1 Huddersfield 3-1 në Old Trafford. Skuadra e Solskjaer ka vuajtur në fillim për të gjetur hapësira, por pas golit të parë të shënuar nga Matic gjithçka ka qenë më e lehtë për vendasit. Pas pushimit ishte dopieta e Paul Pogba që vulosi fitoren e dytë radhazi pas shkarkimit të Jose Mourinho-s. Megjithëse pëson një gol në fund të takimit, United ruan ritmin e kryesuesve dhe aktualisht ndodhet në vend të gjashtë.
KOHA JONË SONDAZH

