Liverpool dhe City fitore dhe spektakël, United ndalet sërish (VIDEO)

Liverpooli vijon rrugëtimin perfekt në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Southampton në javën e 6-të, duke marrë suksesin e 6-të në këtë kampionat, një arritje historike për të kuqtë.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Liverpolin që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 10-të me Hoedt, që e çoi topin në rrjetën e portës së tij. Në minutën e 21-të, Arnold kroson mjaft mirë në zonë për Matip, i cili realizoi golin e dytë. Në sekondat e fundit të shtesës së pjesës së parë, Shaqiri ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi që përplaset në traversë dhe shtyhet në rrjetë nga Salah. Në pjesën e dytë të kuqtë do të ruanin avantazhin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester City ndërkohë ruajti hapin e të kuqve, pasi fitoi 5-0 në transfertën ndaj Cardiff. Aguero hapi serinë e golave në minutën e 32-të, ndërkohë që Bernardo Silva dhe Gundogan trefishuan rezultatin në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Mahrez realizoi dy gola, që e mbajnë City-in në vendin e dytë në tabelën e renditjes me dy pikë me pak se Liverpooli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Surpriza e ditës është barazimi i United ndaj Wolves. Fred zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë me një gjuajtje në hyrje të zonës, ndërkohë që në pjesën e dytë Moutinho vendosi baraspeshën. /Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?