Liverpool hipotekon kualifikimin, mund pastër Porton në duelin e parë (VIDEO)
Liverpool ka arritur që të bëjë më së miri detyrën në duelin e parë cerekfinal ndaj Portos. Ekipi i Jurgen Klopp ka fituar pastër 2-0 me dy gola të shënuar në 45 minutat e para. Fillimisht do të ishte Keita, që shënoi që në minutën e 5-të.
Më pas në të 26-të, Arnold shërbye në mënyrë fantastike në zonë për Firminon, i cili e pati të thjeshtë për të dyfishuar shifrat. Me këtë sukses të kuqtë shkojnë disi të qetë në duelin e kthimit që do të zhbllokonte në Portugali.
LIVERPOOL-PORTO 2-0
- 5’ 1-0 Skuadra e Jurgen Klopp e ka nisur menjëherë me gol, teksa Firmino shërben mjaft mirë për Keita, që realizon golin e parë të mbrëmjes
- 26’ 2-0 Pas një aksioni të bukur, Alexandre-Arnold shërben mjaft mirë në zonë për Firminon, i cili e ka të thjeshtë për ta devijuar “sferën” në rrjetë
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

