Liverpooli dhe Chelsea zhgënjejnë në “Anfield”, mbyllet pa gola (VIDEO)
Liverpooli dhe Chelsea nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në super duelin e luajtur në “Anfield”, por që rezultoi zhgënjim sa i përket spektaklit.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për “blutë e Londrës”, të cilët kaluan menjëherë në avantazh me anë të Kai Havertz. Gjithsesi arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. Chelsea nuk e ndali aspak ritmin të cilët provuan disa herë të krijonin raste shënimi, por Liverpool u mbrojt mjaft mirë.
Pjesa e dytë nisi sërish mirë për Chelsan që shkon shumë pranë golit. Sulmuesi më i ri i londinezëve, Mykhaylo Mudryk, shpërdoroi një mundësi të artë brenda zonës duke goditur topin jashtë kuadratit.
Megjithatë pas të gjitha këtyre rasteve, asnjë prej nuk mundi të prekë rrjetën duke e mbyllur këtë takim në barazim pa gola. Të dyja skuadrat mbeten në kuotën e 29 pikëve, Liverpooli e 8-ta, Chelsea e 9-ta.
KOHA JONË SONDAZH

