FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli fiton me manita ndaj Watfordt të Ranierit dhe merr përkohësisht kreun (VIDEO)

Liverpooli mori një fitore të thjeshtë 5-0 në transfertën ndaj Watfordit. “The Reds” dominuan ndaj skuadrës së Ranierit duke e zgjidhur praktikisht duelin që në 45 minutat e para.

Sadio Mane hapi serinë e golave në minutën e 8-të pas një asisti fantastik të Salah. Më pas do të ishte radha e Roberto Firminos që do të realizonte dy gola edhe në sajë të gabimeve në mbrojtje të vendasve.

Dy minuta pas golit të tretë, do të shënonte edhe Salah, por këtë herë ishte një perlë e vërtetë, pasi dribloi disa futbollistë brenda zonës. Në fundin e ndeshjes, Firmino kompletoi ndeshjen perfekte të tij me tripletë golash. Liverpooli merr kryesisht kryesimin me 18 pikë pas 8 javësh, dy pikë më shumë se Chelsea. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?