FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli fiton me “poker” dhe merr kreun, Salah tripletë dhe spektakël (VIDEO)

Liverpool vazhdon të dhurojë spektakël në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp shkatërroi 4-0 Bournemouth-in në transfertë, teksa protagonist ishte Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 25-të. Ai përfitoi nga një grushtim i gabuar i portierit Begovic, ndërkohë që pozicioni i tij në fakt ishte në pozicion jashtë loje. Në fillimin e pjesës së dytë Salah shënoi golin e dytë pas një asisti të Firminos.

Në minutën e 68-të Cook shtyu topin në rrjetë, por për fatin e tij të keq në portën e tij. Në minutën e 77-të Salah shënoi një gol spektakolare me kundërsulm duke dribluar portierin dhe gjithë mbrojtjen kundërshtare. Liverpooli ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 42 pikë, 1 më shumë se City. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?