Liverpooli fiton me vuajtje ndaj Newcastle, festën ja prish dëmtimi i rëndë i Salah (VIDEO)

Liverpooli vijon të ëndërrojë titullin kampion në Angli, teksa sonte në mbrëmje ka marr një fitore shumë të vuajtur në shifrat 3-2 ndaj Newcastle. Ndeshja do të niste mjaft mirë për skuadrën e Klopp që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 13-të me Van Dijk, i cili shënoi me kokë. Gëzimi i të kuqve do të zgjaste vetëm 7 minuta, pasi Christian Atsu riktheu baraspeshën pas një aksioni të gjatë.

Në minutën e 28-të, Liverpooli rigjeti sërish avantazhin me Salah, i cili mori një asist të bukur nga Arnold. Vendasit nuk dorëzohen, teksa në fillimin e pjesës së dytë shënojnë golin e barazimit me Rondon. Në minutën e 68-të, Salah pësoi pësuar një dëmtim të rëndë pas një përplasje me portierin e bardhezinjve, Dubravka. Egjiptiani, pasi ka qëndruar për disa minuta pa lëvizur në fushë, është larguar me barelë mes lotëve.

Dalja e tij nga fusha demoralizoi jo pak ekipin e Klopp, por ata gjetën forcën për të shënuar sërish Origin që shënoi një gol me shumë vlera, që ka vlerën e 3 pikëve. Liverpooli për momentin ngjitet në vendin e parë me 94 pikëve, dy më shumë se City, që luan të hënën ndaj Leicester. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?