Liverpooli mund me lehtësi Wolves, “blindon” vendin e parë (VIDEO)
Liverpooli është i pandalshëm në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar me lehtësi 2-0 në transfertën ndaj Wolves, në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë deri në të fundit.
Sfida u zhbllokuar që në minutën e 18-të nga të kuqtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian shfrytëzoi më së miri një pasim fantastik të Fabinhos nga krahu i djathtë.
Dominimi i Liverpool-it u shpërblye në pjesën e dytë, teksa Virgil van Dijk dërgoi në rrjetë një pasim të Salah. Ky ishte goli i parë për holandezin në këtë sezon. Me këtë fitore, Liverpooli ruan kryesimin e kampionatit me 48 pikë, më shumë se Manchester City, që sfidon nesër Crystal Palace. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

