FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lloris kërkon falje pas arrestimit: E papranueshme, ky nuk është shembull i mirë!

Kapiteni i Tottenhamit, Hugo Lloris ka kërkuar falje pasi u arrestua mëngjesin e sotëm duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Portieri 31-vjeçar do të dalë para gjykatës në shtator, pasi është kapur në flagrancë, si pasojë e një patrullimi rutinë në orët e para të ditës së premte.  Lloris nuk u stërvit të premten bashkë me skuadrën, përpara udhëtimit për në sfidën ndaj Manchester United, pasi u rikthye në shtëpi vetëm në orën 11:00 të paradites.

“Dua t’u kërkoj falje me gjithë zemër: familjes time, klubit, shokëve të skuadrës, trajnerit dhe tifozëve. Të drejtosh makinën nën efektin e alkoolit është e papranueshme. Marr mbi vetë të gjithë përgjegjësinë për veprimet e mia dhe ky nuk është shembulli që unë doja të vendosja”, tha Lloris në një mesazh drejtuar tifozëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?