FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Llullaku shënon super gol dhe dhuron assist në Rumani (VIDEO)

Azdren Llullaku e ka mbyllur në mënyrën më fantastike vitin 2018. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili në grumbullimet e fundit nuk është preferuar nga trajneri Christian Panucci, i hapi rrugën suksesit të thellë me shifrat 4-1 Astra Giurgiu ndaj gjigantëve rumunë të Dinamos së Bukureshtit.

I aktivizuar titullar numri 10 i Astras realizoi një gol spektakolar me një goditje nga distanca që në minutën e 7-të, ndërsa për t’ia bërë gjërat më të thjeshta Astras mendoi sërish Llullaku që në minutën e 36-të i serviri shokut të skuadrës Bus, topin e golit të 2-0.

Përfundoi 4-1 për Astran që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 31 pikëve në vendin e 5-të të klasifikimit. Për Llullakun ky ishte goli i 5-të në kampionat ndërsa asistoi për herë të 3-të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?