“Lojtarët e Interit nuk po respektojnë fanellën dhe tifozët”

Ish-mesfushori i Interit, Nicola Berti, ka thënë se lojtarët e Interit po harrojnë se luajnë para 60 mijë tifozëve dhe se çfarë fanelle po e veshin.

Berti fitoi një titull në Serie A dhe dy herë Kupën UEFA-s me Interin në vitet  1988 dhe 1998. Ai është pyetur për fillimin e sezonit shumë të keq të zikaltëve.

“Lojtarët e Interit duhet patjetër të kuptojnë se përballë kujt po luajnë dhe cilën fanellë po e veshin. Ata ia kanë borxh 60,000 tifozëve që ishin në San Siro ditën e diel. Spalletti duhet të punojë në aspektin mendor. Shumë lojtarë janë rikthyer vonë nga pushimet dhe pas ndeshjeve ndërkombëtare do të shihni Inter-in e vërtetë. Gjithsesi, ka diçka që mungon në mesin e fushës. Po ashtu edhe në sulm, ”, ka thënë ai për La Repubblica.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for nicola berti

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?