FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lojtarët e Tiranës dhe Partizanit i drejtohen xhamisë para ndeshjes

Sonte në mbrëmje do të luhet derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani. Pak orë përpara nisjes së kësaj kryendeshje, emocionet kanë kapluar të gjithë Shqipërinë. Por, diçka e veçantë dhe emocionuese vjen edhe nga vetë kampet e të dyja skuadrave.

Siç raporton “Supersport”, nga vendgrumbullimet e Tiranës(në periferi të kryeqytetit) dhe Partizani(në Elbasan), pasi kanë konsumuar vaktin e drekës rreth orës 12, disa lojtarë nga të dyja ekipet, kanë lënë për pak minuta shokët e skuadrës, për t’iu drejtuar xhamisë.

Sot përkon ditë e premte, dhe një ditë e shënuar për besimtarët myslimanë. Më saktë, lojtarët afrikanë, por edhe disa shqiptarë që e praktikojnë besimin mysliman, i janë drejtuar xhamisë, për të kryer faljen e zakonshme rreth orës 13, në ditën e premte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?