Lojtari i Brighton habit të gjithë: Jam mesfushori më i mirë në Premier Leage!
Futbollisti i Brighton, Yves Bissouma beson se është mesfushori më i mirë në Premier League. Talenti ka besim se me aftësitë e tij mund të cilësohet si një nga më të spikaturit në kampionatin më të bukur në botë.
“Nuk dua të jem arrogant, por unë jam mesfushori më i mirë në Premier, sepse punoj që të jem më i miri.
“Nuk mund të përmend një emër tjetër, e di se në Premier League ka shumë mesfushorë të mirë, por unë them se jam unë sepse kjo më jep besimin dhe energjinë për të punuar fort dhe për t’u treguar njerëzve se jam këtu dhe jam Bissouma.
Dua vetëm të përqendrohem te futbollit, të luaj në çdo ndeshje, të luaj mirë çdo javë, të ndihmoj skuadrën time të fitojë dhe për pjesën tjetër do të shohim”, tha Bissouma për Football Focus.
KOHA JONË SONDAZH

