“Lojtari i Vitit”, De Biazi zgjodhi Bufon; Agolli, Ronaldon

Ansi Agolli në cilësinë e Kapitenit të Kombëtares Shqiptare dhe Xhani de Biazi si trajner i kuqezinjve, ishin dy njerëzit që përfaqësuan Shqipërinë në votimin e “Lojtarit më të mirë të FIFA-s”. Pak orë pas zbrardhjes së rezultateve, u pulikuan edhe listat me preferencat e përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare në organizatë dhe padyshim që vëmendja e shqiptarëve shkon fillimisht tek dy përfaqësuesit e kombëtares Kuqezi.

Xhani de Biazi e ka dhënë preferencën e parë për portierin italian, Gianluigi Buffon, ndërsa 3 pikë i çoi në adresë të Cristiano Ronaldos. Vendi i tretë në podiumin e De Biazit shkoi për Lionel Messin, i cili përfitoi vetëm 1 pikë nga drejtuesi i stolit të Shqipërisë. Ndryshon disi vendimi i kapitenit Ansi Agolli, vota e parë e të cilit me 5 pikë shkoi për Cristiano Ronaldon që pasohet nga Lionel Messi dhe Antoine Griezmann. Një zgjedhje që reflektohet edhe në klasifikimin përfundimtar të FIFA-s pasi portugezi u shpall fitues, i ndjekur nga argjentinasi dhe francezi.

Interesant është edhe votimi i Cristiano Ronaldos që nuk zgjodhi asnjë lojtar të Barcelonës, ndërsa në vend të parë preferoi Gareth Bale. Në krahun tjetër, Messi e ndërtoi podiumin e tij me treshen e Barcelonës, Luis Suarez, Neymar, Andres Iniesta. Ndërkohë, Manuel Neuer zgjodhi treshen Kroos-Oezil-Levandowski, ndërsa Sergio Ramos surprizoi me votimin e tij ku Lionel Messi figuron si zgjedhje e dytë. 14 trajnerë nga lista e gjatë nuk kanë zgjedhur në preferencat e tyre të para asnjë nga finalistët. Njëri prej tyre është edhe Joachim Low që ka preferuar ta shpërndajë votën mes Kroos, Oezil dhe Muller.  E veçantë edhe zgjedhja e trajnerit të Kilit, Juan Antonio Pizzi, i cili zgjodhi në vend të parë lojtarin e kombëtares së tij, Alexis Sanchez, ndërsa dy vendet e tjera i ka lënë bosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?