FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lojtari mbyll aventurën te Barcelona, drejt transferimit në një kampionat tjetër europian

Aventura e Arda Turan te Barcelona mund të konsiderohet e mbyllur. I transferuar te katalanët në verë të 2015-ës nga Atletico e Madridit për 34 milionë euro, plus bonuset, mesfushori turk asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë, duke luajtur në total 36 ndeshje në kampionat për dy vite kalendarike.

Sipas shtypit turk, Besiktasi është shumë pranë firmës me lojtarin, madje kjo mund të ndodhë pa u mbyllur viti.

Menaxheri i Turan, Ahmet Bulut, do të takohet në ditët në vijim me presidentin e Besiktasit. Te skuadra nga Stambolli, që drejtohet nga Senol Gunes, në të njëjtin rol luajnë edhe Quaresma, Balel dhe Lens.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?