Louise Van Gaal i jep lamtumirën futbollit: Do të dal në pension

Ish trajneri i Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester United, Louise Van Gaal, ka konfirmuar se do të tërhiqet nga futbolli.

Gjermani 65-vjeçar, nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre pasi la Manchester United në Maj të viti të kaluar, dy ditë pasi e kishte fituar finalen e FA Cup.

“Mendoja që të ndaloja, por kujtoja se ishte diçka momentale, tashmë nuk mendoj të rikthehem më”, është shprehur  65-vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Van Gaal, ka drejtuar edhe Ajax-in, AZ dhe kombëtaren gjermane gjatë karrierës së tij 26 vjeçare. Ndërkohë ai zbulon se ofertat nuk kanë munguar dhe e fundit i ka ardhur nga Lindja e largët, ofertë që ka vendosur ta refuzoi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kanë ndodhur kaq shumë gjëra në familjen tim, saqë kur fillova të jem pranë tyre u ndjeva sërish human”, ka përfunduar trajneri, i cili pa dyshim do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit, si një prej trajnerëve që ka drejtuar disa nga skuadrat më të suksesshme në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?