Low pranon gabimet: U tregova arrogant në Kupën e Botës

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low ka folur për herë të parë për paraqitjen katastrofike të pancerave, të cilët u eliminuan që në fazën e grupeve.

“Gabimi im më i madh ishte mendimi që me stilin tonë dominant të lojës do të kishim kaluar fazën e grupeve. Kur vijon me këtë lloj loje, të gjitha kushtet duhet të jenë favorshme për t’u bërë ballë rreziqeve të mëdha. Këto kushte nuk ishin të përshtatshme për ne në këto ndeshje. Sjellja jonë ishte arrogante. Doja që stilin tonë të lojës ta perfeksionoja me kalimin e ndeshjeve. Do të ishte më mirë ta kisha përgatitur ekipin sikurse veprova në vitin 2014, me ekuilibër të plotë mes fazës sulmuese dhe asaj mbrojtëse”, deklaroi strategu gjerman.

Para ndeshjeve të Ligës së Kombeve më 6 shtator në Mynih kundër kampionëve të Botës, Francës dhe tre ditë më vonë në Sinsheim kundër Perusë, zhgënjimi i ka dhënë rrugë motivimit për qëllime të reja. “Edhe pas 14 vjetësh, unë ende kam motivimin, energjinë, forcën dhe entuziazmin e madh për ta kthyer anijen në rrugë të mbarë”, deklaroi Low.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?