Luan me Interin, por paguhet nga një tjetër ekip

Mbrojtësi i interit, Stefan De Vrij erdhi këtë vit nga skuadra e Lazios gjatë merkatos së verës dhe tani po bën paraqitje mjaft të mira me zikaltërit.

Megjithatë, ish-skuadra e tij vijon të ketë një çështje të holandezit për të zgjidhur dhe duhet të paguajë ende për të.

Bëhet fjalë për një këst prej 2.5 milionë eurosh, të cilin Lazio duhet t’ia paguante Feyenoordit, për të kompletuar pagesën prej 8.5 milionë eurosh për vlerën e kartonit të mbrojtësit, të blerë në verën e 2014-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lacialët e kanë paguar këtë këst, por pas verifikimeve rezultoi se italianët kishin rënë pre e hakerave dhe paratë nuk kishin përfunduar në arkat e klubit holandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja përfundoi në Gjykatën e Arbitrazhit të Lozanës, e cila i dha të drejtë klubit holandez, ndërsa Lazio, që fillimisht kishte paguar vetëm gjysmën e këtij kësti, tashmë do të jetë i detyruar ta paguajë të tërë shumën prej 2.5 milionë eurosh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?