Luan në Seria C me Juventusin, por grumbullohet te Argjentina me Messin
Paulo Dybala po shkëlqen te Juventusi, teksa i është përgjigjur me entuziazëm ftesës së Kombëtares së Argjentinës. Gjithsesi mes të grumbulluarve, nuk do të jetë juventini i vetëm te ekipi Albiceleste. Së bashku me të do të jetë edhe talenti Matias Soule, i cili është pjesë e Juventus U 23, ndërkohë që ka bërë dhe prezantime shumë të mira në miqësore me Juven.
Talenti i bardhezinjve duket se ka djegur etapat dhe tashmë do të ketë shansin e artë për të luajtur me Messin dhe Dybala-n. Me ekipin e parë të Juventusit, Soule është grumbulluar vetëm për transfertën ndaj Napolit, ku skuadra torineze kishte mungesa të shumta.
Te Argjentina ka dhe emra të tjerë pak të njohur si Thiago Almada (Vélez), Santiago Simón (Fiume), Exequiel Zeballos (Boca), Crstian Medina (Boca), Gastón Ávila (Rosario Central) dhe Federico Gómez Gerth (Fiume). /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

