Luftëtari dhe Laçi mundin Partizanin dhe Tiranën në 45 minutat e para (VIDEO)

Tirana dhe Partizani e kanë mbyllur pjesën e parë në humbje në çerekfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Luftëtari po fiton 1-0 ndaj të kuqve me një gol të shënuar nga Dunga në minutën e 34-t. Lucas Cardoso bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Rrapos dhe gjyqtari akordoi menjëherë penallti. Sulmuesi i gjirokastriteve nuk do të gabonte nga pika e bardhe. Me këtë gol, rezultati i përgjithshëm i ndeshjes shkon 3-1 dhe skuadra e kuqe duhet të shënojë 3 gola për t’u kualifikuar.

Laçi gjithashtu ka fituar minimalisht 1-0 pjesën e parë. Shtubina e çon rezultatin 1-0 duke i dhënë besim ekipit kurbinas se mund të realizojë përmbysjen e madhe. Shtubina i vetëm përballë Abibit nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë pas një pasimi të shpejt, teksa tashmë për kurbinasit duhen edhe dy gola për të shkuar në shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?