Luftëtari eliminon Partizanin nga Kupa, e mund dhe në sfidën e kthimit (VIDEO)

Luftëtari ka eliminuar Partizanin me rezultatin e përgjithshëm 3-1 dhe është gjysmëfinalist në Kupën e Shqipërisë. Ekipi i Julian Ahmatajt fitoi me rezultatin 1-0 në takimin e luajtur në Gjirokastër.

Vendasit do të kalonin në avantazh në minutën e 34-të me Dungën Lucas Cardoso bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Rrapos dhe gjyqtari akordoi menjëherë penallti. Sulmuesi i gjirokastriteve nuk do të gabonte nga pika e bardhë.

Partizani nuk shpenzoi shumë në ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë. Vëmendja kryesore e ekipit të drejtuar nga Skënder Gega është në kampionat, ku edhe kryesojnë 9 pikë para Kukësit. Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë me të dy ekipet që u munduan të ruanin forcat për ndeshjet e kampionatit, pasi Partizanit i duheshin 3 gola për t’u kualifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?