Luftëtari fiton në Durrës me autogolin e vitit, Partizani barazim i bardhë ndaj Laçit
Teuta dhe Luftëtari kanë dhuruar një ndeshje spektakolare në “Nik Dovana” sot pasdite. Skuadra gjirokastrite ka arritur që të marrë 3 pikët e radhës në një transfertë shumë delikate.
Shkurtaj kaloi në avantazh Luftëtarin që në minuan e dytë. Ai mori një top të bukur nga Xhekson, dhe më pas kaloi dhe portierin për të kaluar ekipin e tij në avantazh. Teuta fiton një 11-metërsh në minutën e 16-të pas rrëzimit në zonë të Latif, teksa nga pika e bardhë Hila nuk gabon duke barazuar rezultatin. Gëzimi i vendasve nuk zgjat shumë, pasi në minutën e 33-të, Liçaj dha një pasim të bukur për Shkurtajn, i cili nuk e kishte të vështirë për të shënuar golin e dytë.
Teuta nuk dorëzohet dhe shënon golin e barazimit me Lajthiajn në minutën e 40-të pas një goditje të bukur me kokë brenda zonës. Në pjesën e dytë vjen dhe autogoli i vitit, teksa Shehaj e çoi topin në rrjetën e portës së tij në një mënyrë të çuditshme.
Partizani dhe Laçi ndërkohë nuk kanë dhuruar asnjë gol në ndeshjet e javës së 19-të, teksa të kuqtë kanë shpërdoruar disa mundësi të mira shënimi me Rexhinaldon dhe Bardhin. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

