FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luftëtari pa fat, mundet nga dy gola spektakolar ndaj Trabzonsporit (VIDEO)

Luftëtari ka zhvilluar miqësoren e parë në Turqi, në turin përgatitor që po zhvillon për pjesën e dytë të sezonit. Skuadra e Hasan Likës ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Trabzonsporit, por janë mundur me rezultatin 2-1.

Skuadra gjirokastrite rezistoi vetëm 44 minuta ndaj kundërshtari mjaft të fort. Jeziçi realizoi një gol spektakolare në fundin e pjesës së parë me një goditje mjeshtërore në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Ruçi. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat.

Me fillimin e fraksionit të dytë, është sulmuesi kryesor i Luftëtarit Vasil Shkurtaj, i cili tregon aftësitë prej një bomberi duke mposhtur portierin kundërshtar. Vendasit nuk kënaqen me kaq, teksa në minutën e 64, Rodallega realizon një gol të mrekullueshëm thuajse identik me atë të pjesës së parë, por këtë herë me një tjetër autor dhe me këmbën e djathtë. Pavarësisht humbjes Luftëtari dha sinjale shumë pozitive në përgatitjet në Antalia. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?